Maqedoni
Spasovski: Lufta ndaj korrupsionit, përgjegjësi e çdo qytetari
23.10.2019 16:48
Në vendkalimin kufitar Dellçevë-Lisiçkovë, ministrat e brendshëm të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë....

Në vendkalimin kufitar Dellçevë-Lisiçkovë, ministrat e brendshëm të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Oliver Spasovski dhe Mlladen Marinov, bashkërisht u ndanë material edukativ qytetarëve që kaluan në këtë vendkalim kufitar për t’i ndërgjegjësuar për rolin e tyre të rëndësishëm dhe përgjegjësinë personale të vetë qytetarëve, si një digë kundër çdo sfide korruptive. Aksioni është vazhdimësi e Projektit të kontrollit të brendshëm bullgar me vendet në rajon nën moton - "Qëndro i pastër, thuaj jo korrupsionit”.
“Secili prej qytetarëve duhet të kuptojë se siguria publike nuk është institucioni, siguria publike jemi të gjithë ne dhe secili qytetar duhet të ketë përgjegjësi në lidhje me luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Qëllimi duhet të jetë që në fund të gjithë të konstatojmë se e kemi luftuar në mënyrë të suksesshme korrupsionin dhe nuk kemi lejuar kriminelët të udhëheqin me institucionet, por përkundrazi, personat e ndershëm dhe të përgjegjshëm të jenë atë që do të vlerësohen nëpër institucione”,- tha ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski.
