Reforma zgjedhore në Shqipëri, opozita refuzon pjesëmarrjen në tryezë
Opozita e bashkuar në Shqipëri refuzon të marrë pjesë në tryezën për reformën zgjedhore...

Opozita e bashkuar në Shqipëri refuzon të marrë pjesë në tryezën për reformën zgjedhore që do të zhvillohet të enjten.
Kryetari demokrat, Lulzim Basha, zhvilloi një takim në selinë blu me aleaten e tij të LSI-së, Monika Kryemadhi.
Burime zyrtare nga Partia Demokratike bëjnë të ditur se nesër në orën 09:30 ekspertët zgjedhorë të opozitës do të mblidhen mes tyre për të diskutuar mbi këto propozime.
Ndërkohë, mësohet se Partia Demokratike dhe aleatët e saj e kanë bërë të qartë në tryezën e OSBE-së se duan të japin kontributin për reformën, por ky kontribut duhet dhënë në një mënyrë transparente, gjithëpërfshirëse dhe barazi të plotë me palën tjetër dhe të gjitha këto, sipas saj, nuk i garanton komisioni jolegjitim i reformës zgjedhore.
Ndërkohë, në një draft të përgatitur nga socialistët, ndryshimet në Kodin Zgjedhor përfshijnë vetëm financimin e partive dhe detyrimin që kryetarët e partive të nënshkruajnë një deklaratë ku refuzojnë praktikat e blerjes së votës, marrjes së financimeve apo përfitimeve të kundërligjshëm.
Ndryshimet parashikojnë rritjen në 50% të kuotës gjjinore në rastin e zgjedhjeve lokale, ndërsa në zgjedhjet e përgjithshme konfirmohet kuota 30%. (Luljeta Ndoka, TVM2)
