Kërçova sot përkujton dëshmorin, Beqir Limani
18.09.2014 15:02
Në organizim të SHVL të UÇK-së, sot, në varrezat e fshatit Kollarë të Kërçovës, do të mbahet një manifestim përkujtimor për dëshmorin e kombit, Beqir Limani.....

Ceremonia do të fillon me vendosjen e luleve të freskëta mbi varrin e dëshmorit, në shenjë respekti për veprën madhore që kulmoi me aktin ngadhënjyes të vetëflijimit në mbrojtje të dinjitetit të familjes dhe të kombit.
Ishte 18 shtator, ditë e premte e vitit 1998, kur ra heroikisht dëshmori i lirisë, Beqir Limani.
