Maqedoni

Mickovski: Zaev do të marrë “karton të kuq” më 12 prill

23.10.2019 18:01

Marrëveshja e klasës politike për zgjedhje më 12 prill ka intensifikuar retorikën e hershme elektorale midis aktorëve politikë....

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, nga Prilepi, ka porositur  qeverinë të bëhet gati të bjerë. Sipas tij, në zgjedhjet e 12 prillit populli do t’ia nxjerrë kartonin e kuq LSDM-së. 
 
“Prej sot përsëri jemi para një sfide të re. Kësaj radhe me rëndësi për fatin e vendit tonë. Ka dy gjëra që dua tua them, e para asnjëherë populli ynë nuk ka jetuar më keq dhe e dyta ajo që çdokush e ka të qartë, se LSDM dhe Zoran Zaev do të bien. Po u shihet fundi, do të bien keq, do të munden nga populli, ndërsa VMRO-DPMNE dhe populli do të fitojnë pasi që vetëm kështu fiton Maqedonia”,- deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.
 
Mickovski gjithashtu tha se Zaev do të bjerë nga pushteti  pasi që e ndryshoi identitetin pa e pyetur popullin. Ai ka shtuar se në vend nuk ka drejtësi, asgjë nuk ka ndryshuar për të mirë, ndërsa Zaev ka bërë pakt me krimin. 
 
NAIM RAMADANI