Maqedoni

Rezoluta e jashtëzakonshme e PE-së, Zaev: Na kthen motivimin të vazhdojmë punën

23.10.2019 18:23

Kryeministri Zaev vlerëson se rezoluta e jashtëzakonshme e PE-së, përmes së cilës do të kërkohet sërish hapja...

Kryeministri Zaev vlerëson se rezoluta e jashtëzakonshme e PE-së, përmes së cilës do të kërkohet sërish hapja e negociatave për anëtarësimin në BE të RMV-së dhe Shqipërisë, do të jetë motivim për kthimin e shpresës te qytetarët. Sipas tij, megjithatë për t’i dhënë PE-së, Këshillit të Europës, Komisionit Europian dhe vetë vendeve anëtare  motivim shtesë gjatë diskutimeve në dhjetor, edhe vendi duhet të vazhdojë të punojë me përkushtim.
 
“Besoj se shumë shpejt do të rikthehet fati dhe shpresa. Synimi i PE-së është të na ndihmojë, është si një ilaç i vogël për hidhërimin në shpirtin tonë që na ka gjetur me këtë gabim të padrejtë historik të bërë nga Bashkimi Evropian ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut. Unë besoj se veprime të tilla do të rikthejnë edhe një herë motivimin e popullit tonë për të vazhduar në rrugën e integrimit euroatlantik, sepse ky është angazhimi ynë - ai sjell investime, rritje dhe zhvillim, një standard më të lartë dhe motivim të mjaftueshëm që të rinjtë të qëndrojnë këtu dhe të punojnë”,- tha kryeministri, Zoran Zaev.