Skocezët në referendum për tu ndarë ose jo nga Britania
18.09.2014 15:07
Votuesit në Skoci, sot do t'u drejtohen qendrave të votimit në referendumin historik që po mbahet, përmes të cilit do të vendoset nëse vendi i tyre duhet të bëhet një shtet i pavarur ose duhet të mbetet i bashkuar me Britaninë e Madhe......

Sondazhet e fundit të opinionit u japin përparësi mbështetësve të bashkimit me rreth 52 për qind kundrejt atyre që duan ndarjen me 48 për qind.
Aleks Salmond, ministri i parë i Skocisë, e ka përshkruar referendumin si mundësi "që vjen një herë në jetë" për Skocinë.
Kryeministri britanik, Dejvid Kameron, ka thënë se "do t'i thyhet zemra" nëse Skocia lë Mbretërinë e Bashkuar pas më shumë se 300 vjetësh. Rezultatet pritet të publikohen mëngjesin e 19 shtatorit.
