SHBA-të do t’i armatosin rebelët e moderuar në Siri
18.09.2014 15:10
Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, ka votuar të mërkurën me 273 vota “pro” dhe 156 “kundër”, për t’i armatosur dhe stërvitur rebelët e moderuar në Siri.....

Presidenti amerikan, Obama, ka kërkuar nga rebelët e moderuar që të luftojnë kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik, të cilët kanë marrë kontrollin e disa rajoneve në Siri dhe pjesën më të madhe të Irakut Verior.
Ndërsa sot, më 18 shtator, pritet të votojë për këtë çështje edhe Senati.
