Negociatat me RMV-në dhe Shqipërinë, PE: Kompromisi, paralelisht me metodologjinë
Në seancën e Parlamentit Evropian, ku u diskutua rreth rezolutës së paraqitur nga Grupi i të Gjelbërve dhe Aleanca e Lirë Europiane...

Në seancën e Parlamentit Evropian, ku u diskutua rreth rezolutës së paraqitur nga Grupi i të Gjelbërve dhe Aleanca e Lirë Europiane, grupet më të mëdha ashpër e kritikuan veton e presidentit të Francës, Emanuel Makron, për moshapjen e negociatave të Bashkimit Evropian me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
U kërkua korrigjimi i gabimit të Këshillit të BE-së dhe si një ndër arritjet më të mëdha u vlerësua Marrëveshja e Prespës. Ministrja finlandeze e Punëve të Jashtme, Tuti Tupurainene, në cilësi të kryesueses me BE-në, tha se është thellë e dëshpëruar që javën e kaluar nuk u arrit harmonizim në Këshillin Evropian. Komisari për zgjerim në largim, Johanes Han, e përsëriti kritikën se liderët e BE-së nuk kanë arritur ta realizojnë premtimin e dhënë.
“Komisioni Evropian do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në të gjitha mënyrat”,- tha Hani dhe shfaqi shpresë se samiti në Zagreb do të ketë rezultat pozitiv.
Kritika ndaj Francës dërguan edhe nga radhët e Socialdemokratëve, nga radhët e Të gjelbërve, nga Demokracia e Re qeveritare. Por, kishte edhe nga ata deputetë që i jepnin të drejtë presidentit Macron e kryesisht këta ishin eurodeputetët francezë, djathtistja radikale dhe partitë populiste gjermane dhe italiane, si AFD-ja.
I pranishëm në seancë ishte edhe kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi. Debati i zhvilluar mbrëmë duhet të shndërrohen në rezolutë të përbashkët, për të cilin do të votohet rreth mesditës së sotme.
