Maqedoni
Komuna e Gazi Babës kthen Murtezanin në postin e drejtorit në “25 maj”
24.10.2019 13:12
Komuna e Gazi Babës ka vendosur që Fadil Murtezani të kthehet sërish në postin e drejtorit të Shkollës “25 maji”, si ushtrues detyre...

Kjo do të jetë deri në shpalljen e konkursit të ri, pasi mandati i drejtorit ka skaduar dhe siç njofton Murtezani e ka njoftuar kryetarin e komunës së Gazi Babës që para 3 muajsh.
Ndërkaq, meqenëse sot u bojkotua mësimi për shkak të vendimit të shfuqizimit të drejtorit Murtezani, ky i fundit tha se mësimi do të vazhdojë dhe se orët e humbura do të kompensohet në mënyrë plotësuese.
