Ekonomi

Komisioni Rregullator i Energjetikës: Ulet çmimi për kyçje në energji elektrike

24.10.2019 14:48

Komisioni Rregullator i Energjetikës ka sjellë vendim për uljen e çmimit...

Komisioni Rregullator i Energjetikës ka sjellë vendim për uljen e çmimit për kyçje në rrjetin e energjisë elektrike. Sipas këtij vendimi, çmimi ulet për 26%, apo 370 euro nga 500 sa ka qenë deri tani. 
 
“Me çmimin e ri për kyçje standarde të rrymës elektrike, tani do të kushtojë vetëm 370 euro, që d.m.th. është ulur në 26%. Dua të theksoj se deri tani çmimi ka qenë 500 euro vetëm për kyçje”,- tha kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski.
 
Nga Komisioni Rregullator gjithashtu theksuan se do të ketë ulje të çmimit edhe për kyçjen e atyre që janë shkyçur për shkak të faturave të papaguara. 
 
“Më nuk do të paguani 1700 denarë për rikthim në sistem, ose 2000 denarë që të ktheheni në sistem të njëjtën ditë, por kjo do të jetë vetëm 440 denarë edhe atë për afat sa më të shkurtë të mundshëm”,- u shpreh kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimovski.
 
Po ashtu do të ulet edhe çmimi për ndarjen e njehsorëve. Ky shërbim tani do të kushtojë 200 euro, në vend të 500 eurove, sa ka qenë më parë.
 
REJHANE BUSHI METAJ