Luksemburgu mbetet pro zgjerimit të BE-së
Kryeministri i ri i Luksemburgut, Ksavier Bertel, për MIA-n ka deklaruar se unë nuk jam për atë që të ndërpritet zgjerimi i Bashkimit Evropian, e as Luksemburgu nuk e bllokon Maqedoninë në integrimet evropiane.....

Duke komentuar bashkëpunimin e Maqedonisë me BE-në dhe ndalimin e tërë procesit të zgjerimit, Bertel thotë se është gabim që mesazhi i Bashkimit Evropian është se nuk do të ketë vende të reja-anëtare të BE-së.
Në pyetjen se çfarë mendon për situatën me eurointegrimet e Maqedonisë, Bertel tha se unë kam studiuar në Greqi", duke aluduar se në lidhje me problemin ndoshta do të merrte anë për shkak të ditëve të tij studentore të kaluara në Selanik.
Megjithatë, Bertel vlerëson se "do të ishte gabim nëse thuhet se nuk do të ketë zgjerim në pesë vitet e ardhshme, që është realitet". Por, mos më pyesni për pozitën për vendin e vendit tuaj nëse do të jetë ose jo, pasi që ky është vendim për të cilin duhet të sjellim vendim.
Por, duhet t'u them se unë nuk jam ai i cili e bllokon zgjerimin, veçanërisht kur rregullat janë identike dhe të njëjtat respektohen"- theksoi Bertel në lidhje me Maqedoninë.
