Maqedoni

PE me rezolutë: Të hapen negociatat me RMV-në dhe Shqipërinë

24.10.2019 18:14

Me 412 vota “pro”, 136 “kundër” dhe 30 “të përmbajtur”, Parlamenti Evropian...

Me 412 vota “pro”, 136 “kundër” dhe 30 “të përmbajtur”, Parlamenti Evropian votoi rezolutën me të cilën u bën thirrje vendeve anëtare të BE-së të hapin negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Përmes 9 pikave të paraqitura në dokument, eurodeputetët shprehën dëshpërim të madh për mosdhënien e datës për fillimin e bisedimeve në samitin paraprak të Këshillit Evropian. Eurodeputetët kërkojnë nga vendet e BE-së t’i rikthehen çështjes së zgjerimit në samitin e dhjetorit.
 
“Nuk mund të presim deri në samitin e Zagrebit. Ky gabim duhet të përmirësohet sa më shpejt. Kjo bllokadë do të krijojë sfida jo vetëm në dy shtetet, por në tërë rajonin. BE nuk është konzistente në mesazhet që i përcjell”,- tha eurodeputeti i Aleancës Progresiste, Andrej Kovaçev.
 
“Makron nuk tregoi as lidership as guxim politik. BE pati mundësi të dëshmojë përgjegjësi dhe pjekuri, por nuk patëm sukses”,- tha socialdemokrati, Piri Kati.
 
BE nuk e përkrahu RMV-në dhe Shqipërinë për hapat e guximshme që realizuan, tha eurokomisari për zgjerim, Johanes Hahn. 
 
“Fakti që nuk u mundësia të arrihej marrëveshje është dëshpërim i madh. Mos harrojmë se ekziston uniteti për atë se Ballkanit Perëndimor i nevojiten vendime të guximshme, siç ishte Marrëveshja e Prespës. Pas një jave të pasuksesshme, duhet të pyesim: Ku është  përkrahja jonë për ata që ndërmorën rrezikun më të madh?!”,- tha eurokomisari për zgjerim, Johanes Hahn.
 
Në rezolutë përshëndetet RMV-ja për marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë, si dhe për reformat e implementura që çojnë vendin tek dyert e BE-së. Ndër të tjera, në rezolutë, nënvizohet se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojnë reformat. Rezoluta u dorëzua nga 58 deputetë nga grupet e ndryshme parlamentare, përfshirë edhe Aleancën Liberale, ku bën pjesë partia e presidentit francez, Emannuel Macron. 
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU