Gruevski vazhdon vizitën në Turqi
Kryeministri, Nikolla Gruevski, së bashku me delegacionin qeveritar e vazhdon vizitën në Republikën e Turqisë.........

Sot, do të marrë pjesë në forumin e biznesit në Ankara, Adana dhe Mersin. Mbrëmë, kryeministri Gruevski në Ankara u takua me presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe me homologun e tij, kryeministrin turk, Ahmet Davutogllu.
Paraprakisht, Gruevski ka marrë pjesë në forumet e biznesit në qytetin Eskishehir, rajonin industrial Koxhaeli dhe Izmir, ku para ekonomistëve turq ishin prezantuar risitë që i ofron Maqedonia për investitorët e huaj, për hapjen e biznesit dhe vendeve të reja të punës.
Turqia është mes 10-të partnerëve më të vlefshëm tregtar të Maqedonisë. Në vitin 2013 u gjet në vendin e 9-të, ndërsa investimet e huaja direkte në dy vitet e fundit arrijnë në 44 milion euro.
Turqia bën pjesë në grupin e ekonomive të rritura shpejtë në Evropë, me rritje të bruto-prodhimit shoqëror prej katër për qind dhe është njëra nga 20 ekonomitë më të mëdha në botë.
