Botë

Beograd, Rusia dërgon sistemet raketore S-400

24.10.2019 19:24

Rusia ka dërguar sistemet raketore për mbrojtje S-400 dhe Pantsir-S në Serbi për të kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake....

Ministria e Mbrojtjes ruse ka thënë se sistemet raketore tokë-ajër do të pozicionohen në bazën Batajnica, jashtë kryeqytetit serb, Beograd. Kjo është hera e parë që sisteme të tilla do të paraqiten në stërvitje ushtarake jashtë Rusisë, është thënë në një deklaratë të ministrisë ruse. Këto njësite do të jenë pjesë e fazës së dytë të stërvitjeve ushtarake Rusi-Serbi, të cilat do të vazhdojnë deri më 29 tetor.
 
Faza e parë e stërvitjeve është realizuar në rajonin rus, Astrakhan në muajin shtator. Gjatë një vizite në Beograd javën e kaluar, kryeministri rus, Dmitry Medvedev, ka thënë se ai pret nga homologia e tij serbe, Ana Brnabiq, që të nënshkruajë një marrëveshje për tregti të lirë me Unionin Ekonomik të Euroazisë, kur ajo të vizitojë Moskën më 25 tetor.