Botë
Meksikë: Përleshje ndërmjet bandash kriminale, nëntë të vrarë
24.10.2019 21:02
Trupat e nëntë personave që besohet të jenë anëtarë të bandave janë gjetur në jug të Meksikës, në një zonë ku dy organizata kriminale luftojnë për territor me vite të tëra.....

Trupat e gjymtuar të nëntë burrave u gjetën në një rrugë në Zitlali, në shtetin jugor meksikan të Gerero.
Zitlala ndodhet afër Chilapa, ku grupi kriminal Rohos përplaset mbi kontrollin e territorit me një grup rival të njohur si Ardilos.
Zyra e Prokurorit të Shtetit Gerero tha sot se të vrarët janë anëtarët e grupit Rohos, raporton AP.
Hetuesit gjetën predha të një pushkë automatike në vendin e vrasjes./Top Channel
