Botë

Kalifornia kaplohet nga zjarret, mijëra familje rrezikojnë të mbesin pa rrymë

25.10.2019 10:34

Më shumë se gjysmë milion njerëz mund të mbeten pa energji elektrike për shkak të zjarreve që po shkatërrojnë Kaliforninë...

Mediat amerikane raportojnë se zjarret që po zgjerohen në drejtim të pjesës së jugut, deri më tani kanë shkatërruar 10 mijë hektarë tokë dhe akoma nuk mund të vihen nën kontroll.

Zjarret favorizohen edhe nga era, e cila kap një shpejtësi deri në 112 km në orë. Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit, të cilat kanë filluar nga një zone malore.

Në fillim të këtij muaji, zjarret shkatërruan 4.700 hektarë në veri të Los Angeles dhe Kalifornisë, duke detyruar shumë persona të largohen.

Kalifornia nuk e ka marrë veten ende nga zjarret e vitit të kaluar, ku humbën jetën rreth 100 persona.