Mblidhet Këshilli komunal i Çashkës, vendoset për hapjen e paraleles shqipe
Në komunën e Çashkës mban mbledhje sot anëtarësia e Këshillit komunal...

Në komunën e Çashkës mban mbledhje sot anëtarësia e Këshillit komunal, ku do të vendoset për hapjen e paraleles me mësim në gjuhën shqipe.
Dje, kundër hapjes së paraleles me mësim në gjuhën shqipe banorët maqedonas organizuan edhe një protestë, fillimisht në oborrin e shkollës, e më pas edhe para komunës.
Nxënësve shqiptarë në komunën e Çashkës nuk u lejohet të mësojnë në gjuhën amtare në shkollën qendrore të Çashkës “Todor Janev”.
Derisa kryetari i komunës u premtoi banorëve maqedonas se paralelja shqipe nuk do të hapet, banorët shqiptarë thonë se ata dikur kanë mësuar edhe në gjuhën shqipe, kurse sot, fëmijët e tyre mësojnë në gjuhën maqedonase.
Për ministrin e Arsimit, protesta kundër hapjes së paraleles shqipe është absurde.
