Botë

Kosovë, KQZ: Janë numëruar mbi 6500 vota me kusht

25.10.2019 14:24

Në Kosove po vazhdon procesi i numërimit të votave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve...

Deri më tani janë numëruar 6542 vota me kusht dhe vota të personave me nevoja të veçanta.

Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje është partia me më së shumti vota nga këto kategori, e cila prin me 1715 vota.

Pas saj renditet Partia Demokratike e Kosovës me 1411 vota dhe në vendin e tretë është koalicioni AAK-PSD me 1241 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e katërta me 1191 vota.