“Sistina”, me qendër për trajtimin e sëmundjeve të gjirit

18.09.2014 15:56

Në Spitalin “Aci Badem Sistina” është hapur Qendra për Trajtimin e Sëmundjeve të Gjirit......

Qendra do të punojë me teknologji më bashkëkohore dhe ekip mjekësor të profesionalizuar, thonë nga ky spital.

“Klinika “Aci Badem Sistina” ka një teknologji të përsosur për të gjitha pjesët nga diagnostikimi, trajtimi kirurgjik, trajtim postoperativ onkologjik për sëmundjet në gji dhe kancerin në gji. Teknologjia bashkëkohore është gjëja më e rëndësishme për zbulimin e hershëm të kancerit në gji”- deklaroi shefi i Qendrës për Kancer të Gjirit, Mitko Karagjozov.

“Për çdo luftë kundër sëmundjes së gjirit janë të nevojshme disa parametra, e ato janë mjekët, pacientët dhe pajisjet e përsosura të cilat i posedon Klinika “Aci Badem Sistina”, të cilat janë shumë të nevojshme për zbulimin e hershëm të kancerit në gji”- tha radiologia Maja Stojçeva-Capova.

Të gjithë mjekët specialist janë të mendimit se kontrollet e rregullta janë mënyra më e mirë për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit dhe sa më herët që të zbulohet kjo sëmundje, gjasat janë shumë të mëdha për shërimin e saj. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)