Ministria e Bujqësisë ndan 70 miliardë denarë për subvencion në bujqësi

25.10.2019 16:13

Јanë siguruar gjithsej 70 miliardë denarë për masat intervenuese...

Јanë siguruar gjithsej 70 miliardë denarë për masat intervenuese në bujqësi me rreth 72 për qind të realizuara nga Buxheti i vitit 2019. Sipas ministrit të Bujqësisë, Trajan Dimkovskit, 41 milion denarë morën prodhuesit e orizit, ndërsa priten edhe 153 milion denarë të shkojnë në llogaritë e prodhuesve të qumështit.

Nga Ministria e Bujqësisë informojnë se 40 milion denarë janë planifikuar për masat për të trajtuar sëmundjet e derrit.

“Janë ndarë 41 milion denarë për prodhuesit e orizit. Ajo që pason sot është se do të paguhen 153 milion denarë prodhuesit e qumështit që marrin subvencione të rregullta. Gati 5 milion euro janë paguar për fermerët, kopshtarët, kultivuesit dhe prodhuesit e farave dhe fidanëve”,- tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski.

Nga e gjithë periudha e programit IPARD1, përdorimi ishte 17 për qind, tani për tani ne kemi shfrytëzuar 37 për qind të IPARD-it, ose 1,017 të kontratave që arrijnë vlerën prej 29.5 milion eurosh”,- u shpreh drejtori i Agjencisë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Nikollçe Babovski.

Nga Ministria paralajmërojnë që nga viti i ardhshëm në dispozicion do të kenë 80 milion euro nga Banka e Gjermanisë për sistemet e ujitjes. (Sedat Selimi, TVM2)