Tiranë, Pendarovski e Xhaferi fjalime në Samitin e Paqes
Samiti për Paqe i Evropës Juglindore ka vazhduar punimet në Tiranë...

Samiti për Paqe i Evropës Juglindore ka vazhduar punimet në Tiranë, ku po marrin pjesë edhe presidenti I vendit Stevo Pendarovski dhe kryetari i Kuvendit të Talat Xhaferi.
Ky i fundit ka komentuar mos çeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, duke thënë se të dy vendeve iu është bërë e padrejtë por nuk duhet humbur shpresë.
Xhaferi ka thënë se shpresojmë që deri në fund të vitit të bëhemi anëtarë i tridhjetë i NATO-së. Ndërsa, sa i përket integrimit në BE, tha se do të vazhdohet me ritmin e njëjtë të reformave pasi kjo është për zhvillimin dhe përparimin e vendeve tona, për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve.
Ndërsa Presidenti i shtetit Pendarovski përpos fjalimit në Samitin paqësor të Evropës Juglindore është paraparë të takohet edhe me presidentin dhe kryeministrin e Shqipërisë, Ilir Meta dhe Edi Rama si edhe me kryetarin e Kuvendit shqiptar, Gramoz Ruçi.
