Kurti, Shqipëria dhe Kosova të bashkëpunojnë më shumë

26.10.2019 12:57

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili muajin e ardhëshëm pritet të marr edhe postin e kryeminsitrit të Kosovës po merr pjesë në samitin e Paqes për Europën Juglindore që po mbahet në Tiranë.

Duke komentuar takimin me kryemisnitrin Edi Rama, Kurti tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkërendojnë politikën e jashtme dhe politikat ekonomike që shqiptarët të jetojnë më mirë.