Orban lavdëron ofensivën ushtarake turke në Siri
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban...

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka lavdëruar ofensivën ushtarake të Turqisë në Siri dhe ka thënë se kjo do të ndihmojë në parandalimin e një vale të re të refugjatëve, të cilët do të kërkonin të vinin në Evropë.
Orban ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i japë garanci financiare Turqisë, që ta ndihmojë të zhvillojë infrastrukturë në zonat e reja të kontrolluara nga Ankaraja në verilindje të Sirisë. Në të kundërtën, ai tha se “mbi tre milionë migrantë” mund të largohen nga Turqia dhe të nisen drejt Evropës përmes “Rrugës Ballkanike”. “Qindra-mijëra më pas do të shkonin në Greqi nga Turqia dhe nga Greqia në Ballkan. Prej Ballkanit migrantët do të niseshin drejt kufirit hungarez ose kroat”, u shpreh kryeministri hungarez, Orban.
Kjo deklaratë e Kryeministrit hungarez, Orban vjen disa ditë para vizitës së presidentin turk, Recep Tayyip Erdoan, në Budapest më 7 nëntor.
Ndërsa në Hungari javën e ardhëshme pritet të qëndroj presidenti rus, Vladimir Putin.
