Zaev: Në Samitin e Zagrebit BE të korrigjoj gabimin ndaj RMV-së
Kryeministri Zoran Zaev, shpreson se në samitin e Zagrebit në Maj....

Kryeministri Zoran Zaev, shpreson se në samitin e Zagrebit në Maj, RMV të merr datë për fillimin e bisedimeve, siç thotë ai, të korrigjohet gabimi që u bë ndaj vendit tonë. Sipas tij, RMV dhe Shqipëria plotësuan kushtet dhe kërkesat e parashtruara nga Komisioni Evropian dhe prolongimi erdhi si pasojë e jogadishmërisë së Francës për të dhënë dritë jeshile për Shkupin dhe Tiranën.
Zaev thotë se mesazhet që i vijnë nga miqët ndërkombëtar pas situatës së re të krijuar në vend, i shërbejnë si motivim për të vazhduar më tutje me reformat.
“Ajo që nuk u miratua vendimi, respektivisht prolongimi i vendimit për më 7 maj në samitin për Ballkanin Perëndimor në Zagreb, erdhi pikërisht nga Franca e cila tha se ajo nuk është e gatshme, respektivisht me këtë ishte Këshilli Evropjan nuk është e gatshme. Për RMV-në janë vërtetuar procesi i suksesshëm i reformave, dy marrëveshjet, ajo me Bullgarinë dhe Greqinë si vlera afatgjate evropiane, për të cilat është shprehur respekt dhe definitivisht shpresoj se në samitin e ardhshëm të Këshillit Evropian do të miratohet vendim pozitiv për ne” – tha Kryeministri i vendit, Zoran Zaev.
RMV përveç integrimit në BE nuk ka rrugë dhe ofertë tjetër, thotë Zaev. Inkurajon të vazhdohet me punën e reformave.
“Gjithsesi neve na ngelet të punojmë, ndërsa BE kur të vendos le të na e publikojë vendimim. Definitivisht rrugë tjetër s'kemi, drejtim tjetër s'kemi. Ne duam të jemi pjesë e BE-së sepse alternativë tjetër as nuk na është ofruar as nuk ka” – u shpreh Zaev.
Qeveria duhet të bëjë përpjekje për të arritur deri te demokracia evropiane sqaron Zaev, sepse sipas tij, qytetarët duan jetë më të mirë, shkollim integral dhe të kualitifikuar dhe të ndërtojnë shoqëria ku sundimi i ligjit reflekton drejtësi transparente dhe të panashme, thotë kryeminsitri Zaev. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
