ITSHKSH, konferencë ndërkombëtre shkencore, “Figura e tjetrit në kulturën Ballkanike”
Nën organizim të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve....

Nën organizim të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, në Shkup filloi punimet konferenca dyditore shkencore e ballkanologjisë me temën “Figura e tjetrit në kulturën ballkanike”.
Në hapje të Konferences drejtori i institutit Skender Hasani tha se diversiteti nuk është hendikep por pasuri, pasi vetëm në saje të tjetrit ne e njohim veten.
“Duke jetuar në një shoqëri multietnike dhe multi religjioze dhe duke vepruar në kryeqendrën multietnike të BAllkanit ne dëshirojmë të jemi flamuri I këtij komunikimi. Qoftë edhe utopike ne duam të besojmë se megjithate Ballkani nuk është vetëm gjeografi e njohur për nga konfliktet por është në djep në të cilin përkundet qytetërimi perëndimor” – tha Drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani.
Qeveria e vendit angazhohet për një shoqëri të barabartë për të gjith e cila mundëson bashkëpunim ndërkulturor i dukshëm në vendin tone theksoi kryemisnitri Zoran Zaev.
”Shkenca është një nga urat që mund të na lidh sëbashku të gjithve këtu në shtetin tone ku me sukses e ndërtojmë konceptin e multi kulturalizimit por edhe jasht me pupujt tjerë dhe kutura që me të vërtetë është vlerë për bashkëpunim rajonal dhe multi lateral” – deklaroi Kryeminsitri i RMV-së, Zoran Zaev.
Edhe minsitri i arsimit Arbër Ademi dhe ai i kultures, Hysni Ismaili theksuan rëndësinë e seminarit për multi kulturalizmin në vend dhe Ballkan.
“Shpeshherë paragjykimet ndërmjet popujve të ballkanit që kanë ndodhur në të kaluarën kanë shkaktuar tensioned he kriza të thella që shpeshher kanë rezultuar edhe me konflikte dhe luftra të ashpra e të përgjakshme, andaj besoj se debati I sotëm shkencor në kuadër të kësaj konference do të kontribuojë në eleminimin e stereotipeve për tjetrin” – tha Ministri i Arsimit, Arbër Ademi.
“Ky seminar synon ta fokusojë pikërisht kërthizën e Ballkanit atë që pf Venko andonovski e quan papokot na Sfetor dhe unë jam i lumtur se kjo kërthizë mund të jetë Shkupi. Mund të ejtë jo modeste por ne nuk duhet të turpërohemi ta themi se nga kryeqendrat ballkanike, ndoshta Shkupi është më meritori për këtë epitet” – theksoi Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili.
Në konferencë u bë edhe promovimi i përmbledhjes shkencore “Ballkanologjia 1”. Konferenca vazhdon punimet edhe të dielen, me çrast studiues të ndryshëm të fushave shkencore nga vendet e Ballkanit do të flasin mbi tjetërsin, paragjykimet dhe stereoitipet në gjuhësi, letërsi, folklor, narrativin historik, librat shkollorë, diskursin mediatik dhe politik, ne art dhe fusha tjera. (Gyltene Sinani, TVM2)
