Arrestohen 15 të dyshuar për terrorizëm në Australi
Policia australiane ka arrestuar 15 persona, të dyshuar për përgatitje të sulmeve terroriste..........

Bastisjet dhe arrestimet kanë ndodhur në Sydney, Brisbane dhe Logan, ka njoftuar Policia australiane, duke shtuar se rreth 800 policë kanë bastisur dhjetëra prona në këto tri qytete.
"Të gjitha 25 vendet ku kishim urdhër për kërkimet janë zhvilluar në të gjithë rrethinat e Sidneit, në të cilin aksion ishin të përfshirë 800 zyrtarë, të cilët posedojnë aftësi të ndryshme dhe janë të profesionalizuar në më shumë sfera si policë, hetues, ekspertë të mjekësisë ligjore, oficer, ndërsa ky llogaritet të jetë akti më i madh i zhvilluar në historinë e Australisë. Policia beson se grupi i arrestuar ka pasur për qëllim që të kryejë një sulm terrorist këtu në Australi”- deklaroi zëvendëskomisionari i Policisë Federale të Australisë, Andreë Colvin.
"Ne kemi ndërmarrë këtë hap për tu mbrojtur kundër sulmeve të mundshme terroriste këtu në Australi. Ne nuk duhet të shqetësohemi për besimin e njerëzve. Nuk duhet të shqetësohemi për atë se si njerëzit vishen. Duhet të mbrohemi kundër krimit, duhet të mbrojmë veten kundër terrorit të mundshëm dhe kjo është pikërisht ajo që policia dhe forcat e sigurisë e kanë bërë sot”- tha kryeministri i Australisë, Abbott.
Autoritetet australiane, më 12 shtator kanë rritur alarmin e terrorizmit në këtë vend, nga “i mesëm” në të “lartë”. Kryeministri, Tony Abbot, pati thënë me 12 shtator se “ka njerëz që përpiqen dhe kanë kapacitete për të kryer vepra terroriste në Australi”. (Leunora Kaliqi, TVM2)
