Pendarovski takon Metën në Tiranë, inicon samit të lidereve të Ballkanit
Nuk jemi te kenaqur me ndodhite e fundit sa i perket mos hapjes se negociatave me BE-ne....

Nuk jemi te kenaqur me ndodhite e fundit sa i perket mos hapjes se negociatave me BE-ne, por te dy vendet kemi nje qendrim, se alternative e vetme e jona eshte integrimi i rajonit ne BE.
Kjo u konstatua ne takimin ne mes presidentit te Maqedonise se Veriut, Stevo Pendaroski me ate shqiptar Ilir Meta ne Tirane.
Kreret e shteteve ishin decid se secila ide tjeter qe shfaqet si alternative per tu zevendesuar procesi i integrimit te Maqedonise se Veriut dhe Shqiperise ne BE eshte e papranueshme.
Meta theksoi se vendi i tij edhe me tej do te punoje ne proceset reformuese dhe do ta mbeshtes Maqedonine e Veriut ne rrugen drejt BE-se.
“Pendarovski e faleminderoi homologun e tij per mbeshtetjen. Kryetari i RMV ne takim me Meten ka propozuar iniciative per samit te jashtezakonshem te lidereve te Ballkanit Perendimor, per zgjerim dhe politika per fqinjesi te mire”.
“Unë do të thoja se ky është dënim për tër rajonin plotësisht i pa merituar. Tezë e imja e vjetër është se rajoni nuk guxon të harrohet. Këtë muaj ishin në rend dite ne dhe Shqipëria, Beja patjetër duhet të gjej modalitete ta lëviz edhe Bosnjë Hercegovinën drejt BE-së në kuptimin institucional jo në kuptimin e retorikës politike dhe patjetër të investoj resurse plotësuese sëbashku me miqt tan përtej oqeanit që ta lëviz drejt fundit procesin e etablimit ndërkombëtar të Kosovës, që do të thot ti përfundoj bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës sepse pa mbylljen e këtyre çështjeve rajoni nuk do të jetë i stabilizuar përfundimisht” – tha presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski.
Meta dhe Pendarovski u dakorduan se takimi i sotem eshte hap drejt thellimit te marredhenieve te mira fqinjesore. U dakorduan qe te krijohet grup jo formal i miqesise maqedono-shqiptare ne te cilen do te marrin pjese intelektual te shquar prej sektoreve te ndryshme.
Kreu i shtetit gjithashtu pati fjalim ne samitin e paqes ne Tirane, ku tha se mosçelja e negociatave mund te sjell krizë ne rajon.
Presidenti Pendarovski takoi edhe kryetarin e Kuvendit te Shqiperise, Gramoz Ruçi me te cilin u dakorduan per intensifikim te bashkepunimit ndermjet dy Kuvendeve. (Ersan Pajaziti, TVM2)
