Vaksincë, kapen 81 migrant nga vendet e Lindjes së Mesme
81 migrantë nga vendet e Lindjes së Mesme, janë kapur në fshatin Vaksincë....

81 migrantë nga vendet e Lindjes së Mesme, janë kapur në fshatin Vaksincë të Komunës së Likovës, me çrast policia ka arrestuar të dyshuarin me iniciale N.A, i cili dyshohet se i ka strehuar migrantët.
Nga Policia bëhet e ditur se në mesin 81 migrantëve 19 ishin të moshës së mitur. Personi me iniciale N.A është arrestuar ndërsa emigrantët janë dorëzuar në Qendrën e pranimit në Tabanovc.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i dyshuari do t’i dorëzohet Prokurorisë Themelore në Kumanovë ku edhe pritet t’i caktohen masat e kujdesit.
Gjatë vitit 2019, policia ka vepruar në 57 raste të tregtisë dhe kontrabandës me emigrantë, ku 90 për qind e kontrabanduesve kanë qenë shtetas të Maqedonisë së Veriut, ndërsa ka parandaluar rreth 18.500 tentativa për kalim ilegal të kufirit.
