Vazhdon bojkoti në Bërnjancë, Georgievski: Transportin ta sigurojë shkolla në Haraçinë

26.10.2019 18:17

Bojkotimi i procesit mësimor nga ana e 54 nxënësve të Bërnjajncës....

Bojkotimi i procesit mësimor nga ana e 54 nxënësve të Bërnjajncës vazhdon edhe më tej deri sa transporti i nxënësve mbetet cështje e pazgjidhur. Pas parashtrimit të kërkesës me shkrim nga  Komuna e Gazibabës  kërkuam  sqarim edhe  nga vetë  kreu i Komunës  Boris Georgievski.

Ai në prononcimin për TVM2, tha se trasnporti  i nxënësve  është nën kompetencat e shkollës, dhe në këtë rast sipas tij transportin duhet ta  sigurojë  shkolla fillore Gjergj Kastrioti Skenderbeu  e  cila është në komunën e Haraçinës.

“Shkolla Fillore në Haracinë duhet ta sigurojë transportin e nxënësve sepse Komuna e Gazibabaës deri më tani si organ nuk organizon transport të nxënësve, kjo bëhet përmes shkollave fillore, dhe është në kompetencë të tyre ta realizojnë këtë për fëmijët” – tha Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski.

Vazhdon bojkoti në Bërnjancë, Aki: Transportin ta sigurojë Komuna e Gazibabës

I menejëhershëm ishte reagimi i drejtorit të sh.f Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Azam Aki ,i cili thotë se ne nuk është komptencë e shkollës sigurmi i transportit dhe kërkon takim me kreun Georgievski për të sqaruar detajisht këtë problem.

“Ata janë në territorin e Komunës së Gazibabës dhe Komuna e Gazibabës është e obliguar ose t’ua sigurojë transportin ose le t’ua lejojë objketin i cili është atje. Mendimi im është që kryetari i Komunës së Gazibabës le të na pranojë në takim. Ne kemi bërë kërkesë dhe ti tregojmë se është objketi atje i lire pse të mos shfrytëzohet për nxëxnës” – deklaroi Drejtori i SH.F “Gjergj Kastrioti Skendedrbeu”, Azam Aki.

Për atë se a dotë ofrojë kreu i Gazibabës zgjidhje për këtë problem, qoftë organizim të transportit apo mundësinë që nxëxnësit të mësojnë në fshatin e tyre në Bërnjajncë, Georgievski për TVM 2 thotë se do të  bëjë përpjekje maksimale për të gjetur zgjidhje konform kompetencave të cilat i takojnë me ligj. (Flutura Latifi, TVM2)