Ofertat e partive politike, Bilalli: Fokusin duhet përqëndruar në ekonomi

26.10.2019 18:53

Vendin e ndajnë pak më shumë se pesë muaj deri në zgjedhet e parakohshme parlamentare....

Vendin e ndajnë pak më shumë se pesë muaj deri në zgjedhet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill, por klasa politike duket sikur është futur në fushatë parazgjedhore.

Sipas profesorit universitarë, Mersel Bilalli  është koha që partitë politike përfundimisht fokusin ta përqëndrojnë në ekonomi pasiqë në segmentet tjera shum më lehtë mund të ketë sukses.

“Si duket partitë politike darsmën e kanë filluar shum herët kështuqë darsmorët mund të lodhenn dhe ditën e darsmës të mos kemi vallzime. Duket  se aspiratat e mëdhaja të partive politike për pushtet i tejkalojnë suazat e një standardi elementarë qoftë edhe në kushte ballkanike. E dyta sa u përket ofertave definitivisht mendoj se çdokush e ka të qartë se segmenti ekonomik është krucial, pra oferta duhet të jetë ekonomi, ekonomi dhe ekonomi, gjithçka tjetër mbetet vetëm demagogji dhe mjegull pasi me këtë tempull të egzodusit dhe shpërnguljes masovike për 20 vite nuk do të dijmë a do të kemi popullate këtu apo jo” – tha profesori universitarë, Bilal Kasami.

Edhe reformat në drejtësi dhe administratë Bilalli i lidh me zhvillimin ekonomik. Gjithkund mund të improvizoni dhe të relativizoni por në segmentin ekonomisë sipas Bilallit kjo nuk është e mundshme.

“Numër një duhet të mendojmë se çfarë investimesh në mikro dhe makro-plan, çfarë dinamike dhe mandej segmentet e ndryshme të drejtësisë funksionimit të administratës shtetërore. Ne kemi hendikepe të plota në këtë drejtim por flas në kuadër të kushteve egzistuese objektive dhe çdo kush e kupton se në qoftë se kemi një dinamikë më të shtuar ekonomike shum më lehtë mund t’i realizojmë reformat e përgjithshme” – tha profesori universitarë, Bilal Kasami.

Sipas Bilallit është vështirë të thuhet se mund të arrihet funksionimi i drejtësisë dhe administratës pa rritjen të standardit jetësorë në popullatë. (Naim Ramadani, TVM2)