Ndërrimi i orës, akrepat e orës rrotullohen 1 orë mbrapa
Të dielën akrepat e orës kthehen një orë mbrapame...

Të dielën akrepat e orës kthehen një orë mbrapame, ç’rast llogaritja e kohës fillon me matjen dimërore.
Llogaritja dimërore e kohës si zakonisht ndodh në ora 03:00 të mëngjesit të së dielës, ku akrepat e orës kthehen një orë mbrapa, në 02:00.
Llogaritja dimërore e kohës si zakonisht vazhdon deri në fundjavën e fundit të muajit mars të vitit 2020.
Qytetarët e anketuar nga ekipi i TVM2 theksuan se javen e parë të ndërrimit të orës, po hasin në vështirësi deri sa të adaptohen. Ata thonë se ndërrimi i orës çdo here është i vështirë në fillim, por që më pas kthehet në përditshmëri.
“Ora dimërore për mua është më e mirë”
“Sipas meje matja verore është më e mirë sepse dita është më e gjatë”.
“Pak fillimi është më ndryshe, por normal se do të adaptohemi”.
“Si ashtu, si kështu, mua nuk më pengon”.
“Normal që pak ka dallim por mësohemi. Nuk është edhe lehtë” – thanë disa nga qytetarët e anketuar nga TVM2.
Ndërrimi i orës nga matja dimërore në verore për herë të parë ka ndodhur në vitin 1916 në shtetet e Evropës veriore, dhe sot kjo praktikohet në 70 shtete të ndryshme të botës. Nga ana tjetër, në vitin 2021 duhet të hyjë në fuqi propozimi për shfuqizimin e detyrueshëm të ndërrimit të orës për vendet e Bashkimit Evropian. Propozimi ishte aprovuar nga Parlamenti Evropian, por çdo anëtare e BE-së ka mundësi të zgjedhë se a do të qëndrojë vetëm llogaritja verore e kohës apo ajo dimërore. (Rejhane Bushi - Metaj, TVM2)
