MAQEDONI

Pushteti lokal fillon dy projekte inovatore

18.09.2014 16:21

Ministria e Pushtetit Lokal filloi me realizimin e dy projekteve të reja inovative.....

Projekti i parë ka të bëjë me hapjen e qendrave të biznesit në sektorin privat, qëllimi i të cilit është rritja e aftësisë konkurruese në rajonet planore, bën të ditur  ministri i Pushtetit Lokal, Lirim Shabani.

“Vlerësojmë se është i nevojshëm një veprim plotësues në të gjitha rajonet planore të Shkupit, Pollogut, si dhe në atë lindorë dhe jug-perëndimorë. Qëllimi është rritja e aftësisë konkurruese, duke mbështetur bizneset e ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla”- deklaroi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Lirim Shabani.

Ndërkohë, projekti i dytë, sipas Shabanit, është themelimi i rrjeteve për zhvillim gjithëpërfshirës në tetë vende të rajonit.

Bëhet fjalë për partneritete institucionale midis pushtetit vendor, komunitetit të biznesit dhe shoqërisë civile, për planifikim të përbashkët dhe zbatimin e projekteve në rajonet planore. (Besim Abdullai, TVM2)