Siri, është vrarë lideri i Shtetit Islamik Al-Baghdadi
Ushtria amerikane ka kryer një operacion kundër udhëheqësit të arratisur të grupit militant Shteti Islamik, me çrast ka mbetur i vrarë lideri i ISIS-it Abu Bakr al-Baghdadi....

Këtë e ka konfirmuar presidenti amerikan Donald Trump, në paraqitjen e tij nga shtëpia e bardhë. Mbrëm SHBA-të e nxorrën para drejtësisë teroristin numër një në botë. Abu BAkar Al BAgdadi është I vdekur, deklaroi Trump. Ai njëherit theklsoi se Al BAgdadi ishte themelues dhe lider i ISIS-it, organizatës më të dhunshme dhe më të pamëshirshme terrorist në botë.
SHBA-t shum vite e kanë kërkuar. Arresti ose vrasje e Bagdadit ishte prioritet i lartë i sigurisë nacionale, I administrates time tha presidenti amerikan. Ai njëherit informoi se në operacion nuk pësoi asnjë ushtar amerikan, ndërsa në anën e militantëve kishte më shum viktima. Nga Shtëpia e Bardhë konfirmojnë se në këtë operacion kanë marrë pjesë forcat ruse, siriane, irakiane dhe turke.
Udhëheqësi i Shtetit Islamik është raportuar gabimisht i vrarë në disa raste të mëparshme. Baghdadi është përshkruar si njeriu më i kërkuar në botë. Në tetor të vitit 2011, SHBA-ja e ka shpallur atë "terrorist" dhe ka ofruar një shpërblim prej 25 milionë dollarësh për informacione që çojnë në kapjen ose vdekjen e tij. Baghdadi ka lindur pranë Samaras, në veri të Bagdadit, në vitin 1971, dhe emri i tij i vërtetë është Ibrahim Awad al-Badri. Në muajin prill është shfaqur në një video për herë të parë në pesë vjet. Në këtë video, Baghdadi ka thënë se Shteti Islamik do të marrë hak për vrasjen dhe burgosjen e luftëtarëve të tij.
