Botë

Erdogan: Do t’i largojmë kurdët nga kufiri

27.10.2019 13:05

Turqia do të pastrojë zonën kufitare me Sirinë nga Njësitet kurde nëse Rusia...

Turqia do të pastrojë zonën kufitare me Sirinë nga Njësitet kurde nëse Rusia nuk i përmbahet obligimeve që dalin nga marrëveshja e arritur këtë javë në Soçi, ka deklaruar presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
 
Sipas marrëveshjes, që Erdogan arriti me presidentin rus, Vladimir Putin, ushtria ruse dhe rojet kufitare siriane, duhet të largojnë luftëtarët e YPG-së rreth 30 kilometra nga kufiri i Sirisë me Turqinë.  Erdogan po ashtu përsëriti kërcënimin e tij se do “të hapë portat” për refugjatët që të nisën drejt Evropës, nëse shtetet evropiane nuk mbështesin planet e Ankarasë për të krijuar “zonë të sigurt” në verilindje të Sirisë, ku dëshiron që t’i vendosë mbi tre milionë refugjatë, që aktualisht gjenden brenda Turqisë.