Botë
Barcelonë, protesta për pavarësi të katalonjës
27.10.2019 14:44
Rreth 350 mijë njerëz kanë protestuar në Barcelonë...

Rreth 350 mijë njerëz kanë protestuar në Barcelonë, pas burgosjes së liderëve separatist që kërkojnë pavarësi të Katalonjës. Dhjetra njerëz janë lënduar në qendër të Barcelonësgjatë përleshes mes policisë dhe protestuesve, pasi këta të fundit ishin mbledhur për të protestuar para selisë së policisë spanjole.
"Njerzit në Katalonjë duan shtet të pavarur.Duhet të na lejojnë të jetojmë në paqe"...
"Po luftojmë për pavarësi dhe njerzit që i futën në burg"...
"Kërkojmë liri për të burgosurit politik. evropa duhet ta sheh më mirë Katalonjën. Ne kemi problem politik që kërkon zgjidhje"...
"Nëse ky është vend demokratik atëher ne mund të dalim në rrugë dhe mund të organizojmë referendum pa pasoja", thanë protestuesit.
Protesta filloi pasi nëntë liderët e Katalonjës u dënuan me nga nëntë deri në 13 vjet burgim, për mosbindje. Pas dënimit të tyre, Barcelona është përfshirë në protesta të vazhdueshme, që shpeshherë kanë eskaluar në dhunë.
