Maqedoni
Osmani: Zgjedhjet e parakohshme, vendim i gabuar
27.10.2019 15:19
Juristi dhe njohësi i rrethanave politike Sejfulla Osmani, vlerëson se vendimi për shkuarjen e vendit...

Juristi dhe njohësi i rrethanave politike Sejfulla Osmani, vlerëson se vendimi për shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohëshme parlamentare në këto momente, është vendim I gabuar. Në “Intervistën Javore” në TVM-2, Osmani thotë se për zgjedhje të parakohëshme nuk janë të përgaditur as qytetarët e as vet shteti. Sipas tij liderët politik do të duhej të ishin unik për tu përqëndruar në përmbushjen e reformave, të cilat do të siguronin perspektivën europiane të vendit.
“Nuk mendoj se zgjedhjet e parakohëshme parlamentare janë zgjidhje e mirë për vendin.Zgjedhjet sigurisht se janë një mekanizëm demokratik për të shprehur vullnetin e qytetarëve por për momentin mendimi im është që ne duheshim ti bëjmë detyrat e shtëpisë e jo të bëjmë zgjedhedhje. Ne duheshim të bëjmë reformat në gjyqësor të akseptojmë ato rekomandimet që kishim nga Komisioni Europian dhe PRIBE”, tha Sejfulla Osmani, njohës i çështjeve juridike dhe politike.
Osmani: Zbatimi i reformave, çelësi për në BE
Sipas Osmanit qeveria aktuale e LSDM-së ka dështuar sa I përket reformave në sferën e gjyqësorit, si dhe në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, madje shton se edhe faktori ndërkombëtar është I vetëdijshmëm për këtë. Osmani nuk përjashton mundësinë se pas 12 prillit kryeministrit Zaev mund t’i ndodhë ajo që i ndodhi ish-kryeministrit grek Aleksis Cipras. Pavarësisht epilogut zgjedhor, Osmani vlerëson se përparim eurointegrues mund të ketë vetëm nëse bashkohen partitë politike në një qeveri të përbashkët.
“Pse jo demokracia është gjithçka. Po mendoj se kanë ndryshuar gjërat edhe në opozitën maqedone, në aspekt që ato faktorët kyç të zaptimit të shtetit më nuk janë, ose janë përjashtuar nga partia ose kanë ikur jashtë shtetit dhe mendoj se disa fryma pozitive fryejnë edhe në VMRO-DPMNE por mendoj se do të jetë një luftë brylash, do të jetë një luftë shumë e barazuar politike dhe vizioni im është që për të ecur proceset e përditshme në interes të vendit dhe të qytetarëve do duhet të ndodhë ai fenomeni gjerman kur dy partit më të mëdha politike do të bëhen bashkë dhe do të themelojnë një qeveri të përbashkët”, tha Osmani.
Osmani pohon se në zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit duhet që liderët e kampit politik shqiptarë të mos lejojnë të humbet zëri i shqiptarëve të përfaqësuar me mandate deputetësh në Kuvend. Osmani poashtu fol edhe për rolin që duhet të kenë partitë opozitare shqiptare në formimin e qeverisë teknike edhe për dëshpërimet e qytetarëve nga mosmarrja e datës për fillimin e negociatave.
REXHEP QAMILI
