Ekonomi
OEMVP: Zgjedhjet do të stagnojnë ekonominë
27.10.2019 15:46
Procesetzgjedhorene pergjithesipengojnë aktivitetin ekonomik në shtet....

Duke pasur parasysh se ekonomia funksionon në bazë të pritjeve me aktin e shpalljes së zgjedhjeve. me automatizëm nënkuptohet se punët do të stagnojnë në shtet. Ky është qëndrimi Odës EkonomikeVeriperendimore që përfaqëson zërin e bizneseve në vend. Drilon Iseni nga kjo Odë thekson se zgjedhjet do të prolongojnë edhe realizimin e projketeve që duhet të nisin apo që janë në proces të realizimit.
"Pengesa më e madhe është e para se administrata publike dhe shtetërore nuk do të servisoj bizneset ashtu siç duhet për faktinse pjesa më e madhe e administratës është me aktivitetet zgjedhor, ndërsa e dyta është se nga paqartësia se çka do të ndodhë me dikasteret gjegjëse të ministrive, mund të ketë ndëprerje apo prolongim të afateve për realizim të projeketeve.Kjo pjesë refekelktohet domodsoshmërisht në projketet infrastrukutore. Në momentin që kemi zgjedhje bëhet një tërheqje momentale e biznesit mbi këto projkete", tha Drilon Iseni, drejtor i OEVMP-së.
Iseni: Shpallja e zgjedhjeve në moment jo të duhur
Iseni e vlerëson si moment jo të duhur shpallejn e zgjedhjeve pasi sipas tij edhe pse zgjedhjet do të jenë në pranverën e viti të ardhshëm situata do të reflektohet negativisht që tani.
"Matematikisht nëse shihet tre kuartale vjetore ne do ti humbim, mbase kuartali i fundit i këtij viti nuk do të jetë me realizim ashtu siç duhet, kuartali i parë do të jetë qeveria teknike, i dyti duke u realizuar procesi zgjedhor, krijimi i qeverisë dhe realisht ne do ti humbim tre kuartale të vitit. Rrjedhimisht pritjet prej një rritje prej 3 përqind të GDP-së janë jo-reale", tha Iseni.
Nga OEMVP porosisin që kjo periudh para zgjedhore të mos ndikoj në shtyerjen e ndërtimit të 2.5 kilometrave të para të autostradës Shkup-Bllacë.
ZEKIRJA MEXHITI
