Maqedoni
Stacionet matëse, Shkupi në mesin e 10 qyteteve më të ndotura në botë
27.10.2019 17:00
Këtyre ditëve qytetet e vendit ndodhen në listen e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë....

Në dy ditët e kaluara ka qenë Kumanova, ndërsa sot Shkupi rezulton në mesin e 10 qyteteve me ajrin më të ndotur, pasi stacionet matëse tregojnë se kohë pas kohe grimcat PM 10 janë mbi nivelin e lejuar. Ndotja e ajrit dëmton shëndetin e qytetarëve e sidomos të kategorive më të ndjeshme thonë mjekët.
"Para së gjithash fëmiojët e vegjël, të moshaurit, personat me sëmundje kronike, personat me probleme respiratore dhe kardiovaskulare, ndotja e ajrit shkakton rritje të simptomeve dhe vet terapia që marrin mund të mos jetë e mjaftueshme për qetsim të simptomeve, kështuqë vjen deri te nevoja për intervenim mjeksor", tha Marina Sotirovska, mjeke.
Me uljen e temperaturave dhe paraqitjen e mjegullës, që është karakteristike për Shkupin dhe qytetet tjera të vendit, pritet që nivli i ndotjes së ajrit të shënojë rritje. Krahas Shkupit dhe Kumanovës, qytete me ndotje të lartë të ajrit janë edhe Manastiri, Tetova.
Autoritetet lokale dhe ato qëndrore kanë ndërmarr një sër masash me të cilat synohet në uljen e ndotjes, siç është së fundmi masa e paralajmëruar nga qeveria për subvencionimin e kondicionerëve me inverter, masë që do të mund ta shfrytëzojnë qytetarët që do të heqin dorë nga ngrohja me dru, pasi në mesin e ndotësve të mëdhenjë, krahas industries bëjnë pjesë edhe amvisritë dhe automjetet.
GYLTENE SINANI
