Ekspertët kundër ndryshimeve të shpeshta kushtetuese
Shumica e ekspertëve dhe profesorëve universitarë vazhdojnë me qëndrimin se kushtetuta duhet të ndryshohet rrallë dhe nga një dorë e sigurt, gjithmonë duke marrë parasysh se amendamentet duhet të jenë të harmonizuara edhe me Konventën Evropiane.........

Profesoresha, Gordana Siljanovska Davkova, thotë se qytetarët janë ata që ndryshojnë kushtetutën dhe se qeveria nuk mund dhe nuk duhet vetë të vendosë për hapjen e aktit më të lartë shtetëror. Sipas saj, ndryshimet e kushtetutës kanë arritur efekt të kundërt, sepse ndryshimet nuk duhet të hapin, por duhet të mbyllin të gjitha dilemat.
“Kur propozojmë ndryshime, duhet të kemi kujdes dhe të shohim se ai ndryshim a është në favor të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe qytetarit. Shumë shtete, në formë të ngjashme e përkufizojnë dhe rregullojnë martesën, por pa këtë “vetëm” që është absolutisht e panevojshme”- deklaroi profesoresha, Gordana Siljanovska Davkova.
“Mendoj se nuk duhet të hymë në politikat ditore partiake dhe ky debat të jetë plotësisht i definuar, ndërhyrjet kushtetuese duhet analizuar në të gjitha pikëpamjet, që të arrihet qëllimi i caktuar”- tha profesori, Miodrag Laboviq.
Profesoresha, Gordana Siljanovska-Davkova, vlerëson se kur është në pyetje kushtetuta, më se e nevojshme është të arrihet deri te dialogu kuvendar, sepse kushtetuta është ligj mbi ligjet dhe marrëveshje mes qytetarit dhe pushtetit.
Sipas saj, në shumë shtete procedura e ndryshimeve kushtetuese është një çështje shumë delikate, madje organizohet referendum. (Sanije Kasami, TVM2)
