Maqedoni

Druri dhe rryma, lëndë për ngrohje edhe këtë dimër

27.10.2019 17:31

Jemi në prag të stinës së dimri dhe qytetarët ende kanë në dilema se me cka do të ngrohen....

Ka prej atyre që shfrytëzojnë drurin lënë djegëse për ngrohje,  kurse disa ngrohen vetëm me energji elektrike. Qytetarët nuk mohojnë faktin që druri është altermativa më e shëndetshme për tu ngrohur, megjithatë  në pamundësi  për të shfrytëzuar drurin, ngrohen me rrymë. Disa qytetarë të tjerë thonë se edhe ngrohja me rrymë nuk është alternative e keqe.  
 
"Ma mir ësht me dru por nuk ka kushte për me dru dhe duhet me rrym, pak ma let, ma kollaj"...
 
"Me drunj është më lir. Me çka të ngrohemi? Nuk ka me çka!"...
 
"Ngrohem me rrymë. Ndoshta për mua është mënyra më e lehtë", thanë qytetarët për TVM2.
 
Me masa të ndryshme autoritetet vendase po tentojnë të ketë ndryshim, ta heqin ngrohjen me dru dhe ta  zavendësojnë me ngrohje qendrore. Ambientalistet por dhe autoritetet zyrtre  në raport me pastërtinë e ambientit dhe ajrit të ndotur, vazhdimiht bëjnë apele që lëndët djegëse të cilat ndotin ajrin dhe ambientin duhet të redukohen sa më shumë të jetë e mundur, dhe se vetëm në atë mënyrë do të mund ë kontribuohet në uljen e nivelit të ajrit të ndotur gjatë stinës së dimrit.  Çdo vit vetëm në Shkup të dhënat zyrtare flasin se  shfrytëzohen 317 mijë ton dru si lëndë djegëse  ndërsa në nivel republican  rreth 1 milion e 100 metër kub drunj. 
 
SEDAT SELIMI