Maqedoni
Kumanovë, përkujtohet veprimtari Bajrush Xhemaili
27.10.2019 17:55
Me rastin e 6 vjetorit të ndarjes nga jeta të veprimtarit të LPK-së, UÇK-së dhe veteranit...

Me rastin e 6 vjetorit të ndarjes nga jeta të veprimtarit të LPK-së, UÇK-së dhe veteranit të çështjes tonë kombëtare Bajrush Xhemailit, në Kumanovë u organizuan një sërë aktivitetesh. Në varrezat e qytetit në Kumanovë pran varrit të Bajrush Xhemailit u bënë homazhe në nderim të tij.
“Sot, shprehim kujtimin për fisnikrin, bujarinë, trimërinë dhe dinjitetshmërin tënde që do të mbetet referimi i përhershëm i mburrjes sonë dhe brezave të cilët do të frymojnë, mendojnë e veprojnë shqip”, shtoi mes tjerash Ridvan Jashari, bashkëveprimtar i Bajrush Xhemailit.
“Për gjeneratat tona të asaj kohe, Bajrush Xhemaili është një ndër themeluesit e celulave jasht vendit. Në Mynih ishte bartës i literaturës së Jusufit, Kadriut e Bardhoshit, njëkohësisht edhe i Zërit të Kosovës, por edhe i revistave tjera që dilnin në atë kohë në mërgim e që përcilleshin deri në vendëlindje”, theksoi Fazli Veliu, bashkëveprimtar.
Më pas në hapsirat e shtëpisë së familjes Xhemaili, në nderim të veprimtarit Bajrush Xhemaili u zbulua pllaka përkujtimore.
“Sot, në këtë shtëpi po zbulojmë një pllakë përkujtimore jo vetëm për ta nderuar Bajrush Xhemailin, por edhe për të lën një shenjë udhërrëfyese për ne të gjallët që mos të humbim rrugën dhe të biem prehë e rrethanave të reja, por ti shërbejmë kombit tonë”, theksoi Xhevat Bislimi.
“Bajrushi, shëndrroi këtë kullë në cerdhen më të sigurt të luftëtarëve të cilët furnizoheshin me armatim, ushqim e veshëmbathje rradhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe UÇPMB-së, por edhe mjete të cilat i sillnim ne nga Struga, Rajça, Durrësi, Kuksi nga gjitha viset e Shqipëris nyjen e kishin këtu, derën e kishin këtu, e nga këtu me ato mjete bëheshin aksionet e para guerile të udhëhequra nga komandanti legjendar Adem Jashari”, theksoi Fatmir Liman.
Të gjitha këto aktivitete u mbajtën nën organizimin e Shoqërisë “Lëvizja”.
FATLUM AQIFI
