Botë
Turqi, vritet një ushtar turk në Siri
27.10.2019 18:55
Një pjesëtar i ushtrisë turke është vrarë në luftimet me milicinë kurde YPG në veri të Sirisë, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes së Turqisë....
Pesë “punonjës” po ashtu janë plagosur tha ministria. Ende mbetet e paqartë nëse pesë personat e raportuar të plagosur janë ushtarë turq. Ndaj personelit ushtarak turk është hapur zjarr teksa ata ishin “në një mision të zbulimit” dhe ata më pas i janë kundërpërgjigjur zjarrit tha Ministria e Mbrojtjes.
Nga Njësitet për Mbrojtjen e Popullit nuk ka pasur asnjë konfirmim lidhur me këtë incident. Turqia nisi një ofensivë në verilindje të Sirisë më 9 tetor, për të luftuar pjesëtarët e YPG-së të cilët i konsideron terrorist. Ofensiva u ndërpre pasi Rusia dhe Shtetet e Bashkuara arritën marrëveshje armëpushimi. Turqia dhe Rusia kanë arritur po ashtu një marrëveshje për patrullim të përbashkët të zonës kufitare me Sirinë. Sipas kësaj marrëveshjeje, luftëtarët kurdë do të dëbohen rreth 30 kilometra nga kufiri Turqi-Siri. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka paralajmëruar se do të largojë vetë kurdët nga kufiri, nëse Rusia nuk e respekton marrëveshjen.
