Botë

Boris Johnson pranon 60 fëmijë me nënat xhihadiste në Britani

27.10.2019 19:32

Boris Johnson mbështeti planin sekret për të kthyer në Mbretërinë e Bashkuar, 60 fëmijë dhe nënat e tyre xhihadiste...

Kryeministri dhe sekretari i jashtëm Dominic Raab kanë mbështetur propozimin, pavarësisht kundërshtimeve nga Ministria e Mbrojtjes dhe Zyra e Brendshme.
 
Së bashku me fëmijët që do kthehen në vend, është Tooba Gondal, 25 vjece. Ajo udhëtoi nga shtëpia e saj në Walthamstow, për në Raqqa në vitin 2015 dhe u bë një nga rekrutueset kryesorë për gratë e përfshira në organizatën terroriste ISIS, njofton Daily Mail.
 
Planet vijnë pasi ministrat pranojnë qëndrimin e qeverisë për fëmijët e grave të ISIS-it, të cilët thuhet se janë zhvilluar shumë./Ora News