Botë

Kompania e shërbimeve përfshihet në pastrimin e parave dhe trafikun e drogës

28.10.2019 10:29

Kompania e shërbimeve Earnst & Young akuzohet se ka mbuluar provat për trafikimin...

Kompania e shërbimeve Earnst & Young akuzohet se ka mbuluar provat për trafikimin e drogës si dhe pastrimin e parave nga grupet kriminale në Mbretërinë e Bashkuar.
 
Ata nuk arritën të vërtetonin pafajësinë e tyre gjë që i bën ata bashkëpunëtorë në krim.
 
BBC Panorama zbuloi se pastrimi i parave bëhej nëpërmjet skemës së shitjes së 3.6 milionësh ar, një rafinerie në Dubai.
 
Akuza që të dy kompanitë i mohuan. 27  pjesëtar të një bande që pastronin para nëpërmjet kompanive në Francë u arrestuan në 2017.
 
Sipas BBC shumë organizata kriminale fitojnë para nga prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike dhe më pas i pastrojnë paratë duke blerë ar në treg të zi.
 
Panorama dhe French News Agency kanë dokumente ku tregojnë përfshirjen e kompanisë Renade International e cila i shiti 146 milionë dollarë ar kompanisë Kaloti në Dubai në vitin 2012.
 
Një vit më vonë iu kërkua Earnst & Young që të deklarojë të gjitha transaksionet me kompaninë Kaloti por vetëm këtë vit Panorama vendosi ta ndjekë çështjen në rrugë ligjore./Ora News