Botë
Gjendje e jashtëzakonshme në Kaliforni, zjarret detyrojnë 180,000 njerëz të evakuohen
28.10.2019 12:20
Kalifornia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, për shkak të zjarreve....

Rreth 180,000 njerëz u urdhëruan të largohen nga shtëpitë. Së paku 12,000 hektarë tokë u dogjën vetëm në Sanoma. Kompanitë e energjisë elektrike e ndërprenë paraprakisht rrymën, duke lënë rreth një milion njerëz në terr, nga frika se kabllot e dëmtuara mund të shkaktojnë zjarre të reja.
Zjarret në veri dhe jug të shtetit amerikan kanë marrë hov qysh javën e kaluar. Historikisht, “stina e zjarreve” në Kaliforni fillonte në verë dhe zgjaste deri në vjeshtën e hershme, por ekspertët tani paralajmërojnë për rrezik gjatë gjithë vitit. Kushtet e motit dhe ndryshimet klimatike shihen si shkaktarët kryesorë.
