“Monstra” - seancë e re gjyqësore, vazhdon dëgjimi i transkripteve
Në Gjykatën Penale në Shkup, mbahet seancë e re për rastin “Monstra”...

Rasti gjendet në procedurë dëshmuese dhe lexohen mbi 133 mijë SMS- porosi dhe transkripte tjera, të propozuara si prova shtesë nga Prokuroria.
Procesin gjyqësor e udhëheq gjykatësi, Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues të akt-akuzës janë Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski.
Për vrasjen e pesëfishtë te liqeni i Smillkovës më 12 prillit të vitit 2012, me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim Ismailoviq, Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Haki Aziri dhe Sami Luta.
Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 i shfuqizoi akt-vendimet, i liroi nga paraburgimi të dënuarit Agim Ismailoviq, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Azirin, dhe u caktoi masë kujdesi.
Pas shfuqizimit të aktvendimeve, rastin “Monstra” e mori PSP-ja dhe lënda u kthyer sërish në gjykim.
