Botë

Vdekja e 39 personave në Britani, del para gjykatës 25 vjeçari

28.10.2019 14:00

Shoferi i arrestuar në lidhje me vdekjen e 39 personave në kamionin që ishte nisur për Britani ka dalë para gjykatës...

Trupat u gjetën ditën e mërkurë në një zonë industriale në Grays.
 
Maurice Robinson, 25 vjeç, nga Craigavon ​​në Irlandën Veriore, u shfaq përmes lidhjes video në Gjykatën e Magjistraturës Chelmsford dhe u mbajt në paraburgim.
 
Ndërkohë në Vietnam po kryhen testet e ADN-së për të identifikuar viktimat.
 
Robinson akuzohet për 39 akuza për vrasje, komplot për trafikimin e njerëzve, komplot për të ndihmuar imigracionin e paligjshëm dhe pastrim parash.
 
Herën tjetër ai do të paraqitet më 25 nëntor në Old Bailey.
 
Një tjetër shofer, i cili solli kontinierin në Zeebrugge para se të kalonte Kanalin, u arrestua në portin e Dublinit të Shtunën, sipas zyrës së prokurorit belg.
 
Policia e Essex tha që burri që ishte ndaluar nuk kishte akuza që rëndonin mbi të, por ishte “një person me interes” në hetim./Top Channel