Maqedoni

Dakordohet BE, BREX-it shtyhet deri më 31 janar 2020

28.10.2019 14:26

BE ka rënë dakord të zgjasë BREXIT-in deri më 31 janar 2020. Njëzet e shtatë vendet e Bashkimit Europian dhanë miratimin e tyre për të shtyrë datën....

Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk tha se blloku do të lejojë një të ashtuquajtur “fleksension” – që do të thotë që Mbretëria e Bashkuar mund të largohej para afatit nëse një marrëveshje do të aprovohej nga Parlamenti.
 
Ky veprim vjen ndërsa deputetët përgatiten të votojnë propozimet e Boris Johnson për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme në 12 dhjetor. Sipas burimeve europiane, propozimi mbi tryezë për të shmangur një “no deal” parashikon të shtyjë BREXIT-in me tre muaj, por me mundësinë që Britania e Madhe të dalë nga BE më 31 dhjetor në rast të ratifikimit të marrëveshjes për daljen nga BE para këtyre afateve kohore.