THIRRJE PUBLIKE
28.10.2019 14:31
Për angazhimin e gazetarëve - korrespodentë dhe kameramanëve, për nevojat e rrjetit të korrespodentëve të N.P. RTM.
THIRRJE PUBLIKE
Për angazhimin e gazetarëve - korrespodentë dhe kameramanëve,
për nevojat e rrjetit të korrespodentëve të N.P. RTM.
Ndërmarrja Publike Radiodifizive, Radio Televizioni i Maqedonisë, ka nevojë për korrespodentë dhe xhirues për nevoja të rrjetit të korrespondenturës së RTM-së, në të gjithë territorin e shtetit.
Për këtë qëllim, Radio Televizioni i Maqedonisë ka nevojë të angazhojë në bazë të kontratave si honoraristë, gazetarë dhe xhirues, në:
SHTIP- gazetar dhe xhirues;
VELES- gazetar dhe xhirues;
STRUMICË - gazetar dhe xhirues;
PRILEP - xhirues;
STRUGË - gazetar dhe xhirues;
KËRÇOVË - gazetar dhe xhirues;
TETOVË – gazetar;
GOSTIVAR- xhirues.
Personat që do të shfaqin interes për t’u paraqitur si xhirues, patjetër duhet të dinë të punojnë në mënyrë aktive montaxhin kompjuterik për vepra audio-vizuele.
Të gjithë personat e interesuar, duhet të dorëzojnë PARAQITJE NË BAZË TË THIRRJES PUBLIKE, ku duhet të bashkëngjisin edhe një biografi të shkurtër pune, në adresën e mëposhtme:
N. P. “RADIO TELEVIZIONI I MAQEDONISË”
Bul. Goce Dellçev nr 18, 1000 Shkup,
ose dokumentet t’i dorëzojnë drejtpërdrejt në arkivin e RTM-së.
Thirrja publike zgjat 7 (shtatë) ditë nga dita e publikimit.
RADIO TELEVIZIONI I MAQEDONISË