Ekonomi

Ndryshojnë çmimet e derivateve, shtrenjtohen benzinat për gjysmë denarë

28.10.2019 15:01

Nga mesnata kemi çmime të reja të derivateve të naftës....

Çmimet e Eurosuper 95 dhe Eurosuper 98 rriten për gjysmë denari, ndërsa çmimi i diselit dhe vajit ekstra të lehtë për amvisëri mbetet i pandryshuar. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë, EUROSUPER 95 do të shitet për 67 denarë për litër, eurosuper BS-98 për 69 denarë për litër.
 
Diseli edhe më tej do të shitet me çmim prej 62 denarë/litër,  çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri mbetet 50 denarë për një litër.
 
Çmimi i mazutit po ulet për 0,122 denarë/kg dhe gjatë shtatë ditëve të ardhshme do të shitet me çmim prej 32,832 den/kg. Rritja e benzinës ndodh për shkak të rritjes së çmimit të derivateve të naftës në tregjet botërore gjatë periudhës së kaluar shtatëditore, sqarojnë nga KRRE.